Asus shpëton biznesin e mini-kompjuterëve të Intel

Vetë Intel njoftoi pak ditë më parë se nuk do të përfshihet më në biznesin e NUC në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Intel njoftoi se Asus do të jetë kompania e parë partnere për mini-kompjuterët e biznesit NUC (Nex Unit of Compute).

Dy kompanitë kanë hyrë në një bashkëpunim që do të shohë Asus të prodhojë, shesë dhe mbështesë produkte të gjeneratës së 10-të deri në 13-të në linjën NUC të Intel.

Bazuar në linjën aktuale të produkteve për bizneset, ASUS pritet zhvillojë mini-kompjuter të ardhshëm NUC, mjete DIY për mini-kompjuterët, mjete DIY për laptopët, borde që përshtaten, kasa dhe elemente të tjera montimi.

Vetë Intel njoftoi pak ditë më parë se nuk do të përfshihet më në biznesin e NUC në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Edhe pse nuk shpjegoi arsyet e distancimit nga ky biznes, kompania tha se është duke punuar me partnerët ndërsa vetë synon të përqendrohet tek prodhimi i çipeve.

Intel tha se të ardhurat në tre mujorin e parë të vitit tejkaluan pritshmëritë, edhe pse ishin 36 përqind më të ulëta sesa një vit më parë.