Ballina Artikuj Ata që nuk i nënshtrohen askujt pos Allahut, ata janë ‘PROBLEMI’

Ata që nuk i nënshtrohen askujt pos Allahut, ata janë ‘PROBLEMI’

Prof. Driton Arifi

Gjer n’Kijamet, pa ndryshuar rregulli kurrë: sundimtarët arrogantë, diktatorët, pushtetarët e verbëruar në pushtet, faraonët e krekosur, problemin e vetëm do ta kenë me ata që nuk pranojnë t’i nënshtrohen askujt tjetër pos Allahut Fuqiplotë!
Faraoni kishte një akuzë të çuditshme për Musain a.s-profetin e Zotit, të cilën Kurani e rrëfeu, dhe tha:”…kam frikë se ai (Musai) do ta ndryshojë fenë tuaj ose do të sjellë çrregullime në tokë.” Gafir, 26.
Gjithë sundimtarët arrogantë e të krekosur ‘kanë frikë se po bëhen çrregullime” në tokë…! Gjithmonë….!E paraqesin dhunën si “të domosdoshme”, dhe pa ndalë asnjëherë, justifikojnë krimet në emër të një qëllimi më të madh.

Prof. Driton Arifi