Atletico fiton minimalisht ndaj Gironës

Atletico Madrid ka fituar ndeshjen ndaj Gironës.

‘Rojiblancos’ morën një fitore minimale 2:1, por të rëndësishme ndaj Gironës.

Ndeshjen më mirë e nisën vendasit, pasi shënuan qysh në fillim.

Po rridhte minuta e 5` kur Angel Correa realizoi dhe i dhuroi epërsinë Atleticos.

Raste të tjera skuadra e Diego Simeones krijuan, por në pjesën e parë gola më nuk shënuan.

Edhe në 45 minutat e tjera më mirë e nisën vendasit, pasi shënuan sërish në start.

Në minutën e 48` ishte përsëri Correa që realizoi dhe dyfishoi epërsinë.

Girona arritën të ngushtonin epërsinë, pasi shënuan për 2:1 në minutën e 65`, me Rodrigo Riquelme.

Kjo ishte e tëra që mysafirët arritën të bëjnë ndaj Atleticos.

Me këtë fitore ‘rojiblancos’ kanë 16 pikë në vendin e katërt, kurse Girona ka një shtatë në pozitën e 13.