Atletiko Madrid rikthehet te fitorja, mposht Sevillan

Atletiko Madrid i është rikthyer fitoreve.

Në ndeshjen e mbetur, djelmoshat e Diego Simeones mposhtën skuadrën e Sevillas me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Marcos Llorente në minutën e 47-të.

Me këtë fitore Atletiko ngritet në vendin e tretë në tabelë me 38 pikë, aq sa ka edhe Barcelona, dhe është 7 pikë larg Gironas dhe Real Madridit.

Në anen tjetër, Sevilla renditet në vendin e 15-të, me 16 pikë të grumbulluara.