Mbase ajo nuk fitoi garën e saj, por atletja nga Arabia Saudite hyri në histori dhe fitoi mbvshtetje nga gratë anembanë botës.
Vrapuesja e shpejtë Kariman Abuljadayel u bë gruaja e parë saudite që konkuroi në garën prej 100 metrash në Rio 2016, duke përfunduar si e shtata.
Duke dalluar me veshjen e saj të mbuluar fund e krye, Abduljadayel e pati të pamundur të kualifikohet për ngjarjen finale, por mori lavdata të mëdha për përpjekjet e saj.
Por jo vetëm Abduljadayel mbante veshje islame në këto gara vrapimi. Edhe afganja Kamia Yousufi konkuroi me veshje sportive por islame, duke zënë vendin e fundit.
![Fans took to Twitter during the race, pictured, to praise the athlete for making history for the Middle Eastern country](https://i0.wp.com/i.dailymail.co.uk/i/pix/2016/08/12/19/37284E8600000578-3736466-image-a-50_1471024837489.jpg?resize=696%2C464)