Aubameyang i bashkohet Marseillet

Pierre Aubameyang i është bashkuar Marseillet. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën franceze.

Chelsea e ka lënë të largohet i lirë, ndërsa të enjten do t’i nënshtrohet kontrollimeve mjekësore. Kështu ka bërë të ditur Fabrizio Romano.

Sulmuesi 34-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Krahas Marseillet, interesim pati shprehur edhe Al-Ettifaq, Galatasaray dhe Barcelona.

Aubameyang pjesë e Chelsart është prej verës së vitit të kaluar. Më herët ka luajtur edhe për Barcelonën, Arsenalin, St. Etiennen, Milanin, Monacon, Lillen, Dijonin.