Autoritetet Britanike mbyllin ATM e kriptomonedhave

Aktualisht në këtë vend janë 81 ATM funksionale. “Njerëzit duhet të tregohet të kujdeshëm dhe të jenë të përgatitur për të humbur paratë e tyre,” tha FCA.

Të gjitha ATM-të e kriptomonedhave po operojnë ilegalisht dhe duhet të mbyllen thanë autoritetet Britanike.

ATM-të e kriptomonedhave funksionojnë njëlloj si ATM-të bankare dhe njerëzit mund të blejnë kriptomonedha përmes tyre duke përdorur kartat bankare.

Por asnjë kompani në Britani nuk ka licencë për të operuar një ATM kriptmonedhash tha Autoriteti i Sjelljes Financiare (FCA) në Mbretërinë e Bashkuar.

Aktualisht në këtë vend janë 81 ATM funksionale. “Njerëzit duhet të tregohet të kujdeshëm dhe të jenë të përgatitur për të humbur paratë e tyre,” tha FCA.

“Vazhdimisht paralajmërojmë konsumatorët se kriptoasetet nuk rregullohen me ligj dhe kanë rrezik të mëadh që do të thotë se njerëzit nuk do të gjejnë mbështetje askund nëse gjërat shkojnë keq.” /PCWorld Albanian