Autoriteti Palestinez ka kritikuar ashpër sanksionet e administratës Trump ndaj dy gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC) për hetimet e tyre mbi Izraelin, duke i cilësuar ato si një “shkelje serioze e pavarësisë së drejtësisë ndërkombëtare”.
Sipas një deklarate të publikuar nga Wafa, masat e tilla “rrezikojnë të çojnë sistemin global drejt kaosit dhe mungesës së sundimit të ligjit, ndërsa dobësojnë përpjekjet ndërkombëtare për llogaridhënie dhe drejtësi”.
SHBA-ja kishte vendosur më parë sanksione ndaj nëntë gjykatësve dhe prokurorëve të ICC-së për hetimet mbi supozimet e krimeve lufte izraelite.
Po sot, Kombet e Bashkuara dënuan ashpër Uashingtonin për përshkallëzimin e “hakmarrjeve” ndaj institucioneve ndërkombëtare.
Autoriteti Palestinez bëri thirrje që SHBA-ja të ushtrojë presion mbi Izraelin për të ndalur “krimet dhe shkeljet e vazhdueshme ndaj popullit palestinez në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalem Lindor”, duke përfshirë zgjerimin e vendbanimeve koloniale, dhunën e kolonistëve dhe ndalimin e vazhdueshëm të të ardhurave palestineze. /mesazhi






