Babi dhe mami u divorcuan (ndanë)!

Mami më tha: Divorci nuk është aq i keq, sa e mendon.

Babi më tha: Shokët tuaj kanë nga një shtëpi, ndërsa ti, do të kesh dy shtëpi – je me fat!

Dhoma ime te shtëpia e mamit, mbeti ashtu siç ishte.
Babi më bëri gati një dhomë në shtëpinë e tij të re.
Me sharrë të vjetër, trupin tim ma ndanë në dy pjesë.
Gjysmën time të majtë e lashë tek mami; gjithashtu edhe syrin e majtë, krahun e majtë, këmbën e majtë.
Dhe shkova me syrin tim të djathtë, krahun tim të djathtë dhe këmbën time të djathtë te babi.

Babi më rrihte, nëse i flisja për mallin tim për gjysmën tjetër.
Mami ma kishte ngujuar gjysmën time brenda dhomës së mbyllur, në mënyrë që të mos bashkohej me gjysmën tjetër, që e posedonte babi.

E, ndërsa mësuesi i fizkulturës (trajneri) më refuzoi të më merrte në skuadrën e futbollit, me pretendimin se ata kishin nevojë për lojtarë me dy këmbët, që triblonte lojtarët me njërën këmbë dhe me tjetrën kalonte topi.

Shoqja ime më la, sepse përqafimi im nuk ishte i ngrohtë me një krah të vetëm!
Syri im i djathtë mbeti duke i buzëqeshur babit dhe syri i majtë i buzëqeshte mamit.

Nuk mundesha t’i them askujt, se kisha:
Dy shtëpi
Dy dhoma
Dy shtretër,
Por, shpirti më flinte në rrugë…!

(Rritja e numrit të divorceve është në shifra alarmante!)

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja