Bahtiri paralajmëron luftë nëse preket Mitrovica

Kryetari Agim Bahtiri, në tubimin për të shënuar 19 vjetorin e masakrës së natës ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, që ndodhi në veri, ka thënë se nëse preket qyteti i Mitrovicës, do të ketë luftë. Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kanë organizuar një tubim për të shënuar 19 vjetorin e masakrës ku humbën jetën 10 persona dhe janë plagosur 25 të tjerë, transmeton Klan Kosova.Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë edhe të mbijetuarit e masakrës, transmeton Klan Kosova.Ndërsa shefi i grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca ka thënë se kjo masakër ka qenë e organizuar drejtpërdrejtë nga shteti serb duke shtuar se është fatkeqësi e madhe që këto krime nuk janë trajtuar ende.