Bajoku e Sadiku më të mirët e vitit 2023 në boks

Shpetim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë, ndërsa epiteti i më të mirës për vitin 2023 i ka takuar, Donjeta Sadiku.

Ceremonia “Laureatët 2023” u organizua të mërkurën në Prishtinë nga Federata e Boksit e Kosovës. Klubi më i mirë u zgjodh “Gollaku”, ndërsa gjyqtari më i mirë Latif Demolli.

Epiteti i punëtorit më të dalluar shkoi për Sylejman Vocën.

Po ashtu janë shpallur më të mirët edhe në kategori të ndryshme.

“Kryetari Enver Krasniqi e quajti vitin 2023 një tjetër vit të suksesshëm, duke përmendur medaljet evropiane, ballkanike dhe në turnetë e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe numrin e madh të aktiviteteve të organizuara”, shkruan në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.