Bale po largohet, Real e përfshinë në ofertën për yllin e Premierligës

Real Madrid duket se është vendosur që ta largojë Gareth Bale nga ‘Santiago Bernabeu’.

‘Los Blancos’ po shpresojnë që Tottenham do të jenë të gatshëm të pranojnë rikthimin e uellsianit.Madrilenët po përgatitën që të ofrojnë Bale për shërbimet e Christian Eriksen, shkruan ‘Mirror’, transmeton lajmi.net.

VJEÇAREMbretërit janë të gatshëm të largojnë Bale gjatë kësaj vere, pas një sezoni dëshpërues të tij.Eriksen kërkohet qe një kohë të gjatë nga Real Madrid, por skuadra e Tottenham nuk ka qenë e gatshme të pranojë ofertat për largimin e tij.Emri i Gareth Bale në ofertë do të mund të ndryshonte situatën dhe të bënte të mundur një transferim të danezit në ‘Bernabeu’.