Ballina Sport Futboll Ballkani eliminohet nga garat evropiane

Ballkani eliminohet nga garat evropiane

Ballkani ka përfunduar aventurën në garat evropiane edhe për këtë sezon.

Skuadra nga Suhareka është eliminuar në rrethin e tretë kualifikues të Conference League.

Nuk mjaftoi fitorja 1-0 në ”Fadil Vokrri”, pasi Ballkani sonte pësoi humbje nga skuadra irlandeze, Shamrock Rovers, me rezultat 4-0.

Rory Gaffney shënoi dy gola për Shamrockun, ndërsa nga një gol i shënuan Joshua Honohan dhe Graham Burke.

Ballkani tashmë do të përqendrohet në SUperligën e Kosovës, ku sezoni i ri fillon në fundjavë.