Ballkani Kampion i Kosovës në futboll

Ballkani është shpallur kampion I Superligës për herë të dytë radhazi.

Skuadra nga Suhareka mposhti Ferizajn me rezultat 2-0.

E në anën tjetër, rivali I Ballkanit, Drita është mposhtur nga Malisheva 1-0.

Një javë para fundit, Ballkani është në vendin e parë me 72 pikë, pesë më shumë se Drita që është në vendin e dytë.