Ballkani mposhtet nga Plzeni

Ballkani e ka nisur me humbje aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi u mposht në Çeki nga skuadra e Viktoria Plzenit.

Pas plot 90’ minutave lojë dhe tetë sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Doosan Arena”, Plzeni e ka mposhtur 1:0 Ballkanin.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lukas Kalvach, i cili i siguroi fitoren çekëve në minutën e 73’ të ndeshjes.

Ballkani tregoi paraqitje të mirë ndaj Plzenit, ku kishte disa raste për shënim, por që fati i mungoi dhe e pëson nga skuadra çeke.

Rezultati final, 1:0 në favor të Viktoria Plzenit.