Barazim mes Meksikës dhe Polonisë

DOHA, QATAR - NOVEMBER 22: Robert Lewandowski of Poland shoots a penalty which is saved by Guillermo Ochoa of Mexico during the FIFA World Cup Qatar 2022 Group C match between Mexico and Poland at Stadium 974 on November 22, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Dan Mullan/Getty Images)

Meksika dhe Polonia kanë luajtur baras në kuadër të Grupit C të Kampionatit Botëror, në një ndeshje ku Ochoa ishte heroi kurse Lewandowski fytyra tragjike.

Kombëtarja e Meksikës dhe ajo e Polonisë janë ndarë baras, me rezultatin 0:0.

Ndeshja mund të kishte verdikt krejtësisht tjetër, nëse Robert Lewandowski do të shënonte nga penalltia. Por, penalltinë e polakut e priti Ochoa.

Me këtë barazim, Polonia dhe Meksika marrin nga një pikë dhe e lënë me shumë shpresë kombëtaren e Argjentinës, ndonëse edhe fitorja e ndonjërës s’do t’ia mbyllte gjasat.

Pas këtij barazimi, tabela e grupit C sheh Arabinë Saudite si lidere me tri pikë, kurse Meksika dhe Polonia kanë nga një pikë.

Argjentina e Lionel Messit është në pozitën e fundit, pa pikë. Deri në fund të grupit, secila kombëtare do t’i luajë edhe nga dy ndeshje.