Barça bindëse ndaj Elches në La Liga

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në javën e 11-të në La Liga, me rezultatin 3:1 ndaj Elches.

Golat për skuadrën e Hansi Flick, i shënuan: Lamine Yamal, Ferran Torres dhe Marcus Rashford.

Të vetmin gol për mysafirët e shënoi, Rafa Mir.

Me këtë fitore, Barcelona rikthehet në pozitën e dytë me 25 pikë, pesë më pak se lideri, Real Madrid (30).