Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 1:4 ndaj Sevillas në ndeshjen e javës së 23-të në La Liga.
Golat për skuadrën e Hansi Flick i shënuan: Lewa, Lopez, Raphinha dhe Garcia.
Të vetmin për ekipin vendas e realizi Vargas.
Kujtojmë që Barcelona mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Lopez u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Me këtë fitore, Barcelona shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e tretë, dy më pak se lideri Real Madrid dhe një më pak se vendi i dytë, Atletico