Barca fiton dhe siguron kualifikimin nga pozita e parë

Barcelona e ka fituar përballjen në udhëtim te PSV me rezultat 1-2, për të siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë.

Ndeshja e vlefshme për xhiron e pestë në grupin B, nuk dhuroi gola në pjesën e parë, por u panë tri në të dytën.Lionel Messi me një gol të bukur i dha epërsinë e parë Barcelonës, kur shënoi në minutën e 61’ për 0-1.

Messi u përfshi edhe te goli i dytë i Barcelonës, duke asistuar te Pique që në minutën e 70’, shënoi për 0-2.Vendasit, deri në fund të ndeshjes arritën të ngushtojnë epërsinë në 1:2, duke shënuar me De Jong.Pas pesë ndeshjeve, Barcelona ka siguruar vendin e parë me 11 pikë, ndërsa PSV mbetet në vendin e fundit me një pikë