Barca gjen sulmuesin që do të zëvendësojë Dembelen

Barcelona ka gjetur emrin e sulmuesit që do të zëvendësojë të lënduarin Ousmane Dembele.

Katalanët gjenden në një situatë të palakmueshme në fazën e sulmit, ku shkaku i lëndimeve nuk mund të llogarin në Ousmane Dembele dhe Luis Suarez.

Edhe pse është mbyllur afati kalimtar i janarit, bazuar në rregullat e Federatës së Futbollit të Spanjës, skuadra nga La Liga u lejohen të bëjnë nga një transferim edhe pas mbylljes së afatiti, por brenda kampionatit.

Siç konfirmon ‘Goal.com’, Barcelona po synon transferimin e Angel Rodriguez nga Getafe, përcjell lajmi.net.

Rodriguez 32 vjeçar, është pjesë e Getafes që nga viti 2017, dhe në 88 paraqitje ka shënuar 30 gola.

Ai gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellën e Elche, Levante, Eibar dhe Zaragoza