Barcelona ka arritur një fitore të thellë në “Camp Nou”.
Ata mposhtën Villarrealin, me rezultat 4-1 duke vazhduar kështu kryesimin në La Liga.
Golat u realizuan nga Lamine Yamal që shënoi hattrick dhe Lewandowski, ndërsa për Villarrealin shënoi Pape Gueye.
Barcelona, mbetet në krye të La Ligas me 64 pikë, ndërsa Villarreali e 3-ta me 51 pikë.








