Barca përgatit ofertën e re për Lewandowski

Barcelona ka bërë një ofertë të re për Lewandowski.

Robert Lewandowski vazhdon të jetë dëshira kryesore për skuadrën e Barcelonës.

Katalanët duan të kenë një pikë reference në sulm dhe Lewa shihet i duhuri për klubin.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca ka nisur një ofertë të përmirësuar drejt Bayernit, për kartonin e polakut, përcjell lajmi.net.

Barca ka ofruar 32 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Oferta nuk ka diferencë të madhe nga ajo e kaluara, megjithatë sheh një avancim.

Bayern vazhdon të këmbëngul në prishjen e punëve të Lewas me Barcelonën.