Ballina Sport Futboll Barça “shpërthen” ndaj Alavesit

Barça “shpërthen” ndaj Alavesit

Pas dy disfatave radhazi, Barcelona është kthyer te fitorja duke e mposhtur shumë thellë Deportivo Alavesin me rezultatin 6:1.

Barça javën e kaluar u mposht nga Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve dhe nga Real Madridi në “El Clasico”.

Raphinha e hapi serinë e golave në minutën e tetë. Për 2:0 realizoi Fermin Lopez në minutën e 23-të.

Raphinha e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 41-të. Në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, Lamine Yamal, shënoi për 4:0.

Yamal shënoi edhe për 5:0 në minutën e 64-t. E realizatori i golit të gjashtë ishte Anthony Gordon në minutën e 81-të.

Edhe
Barcelona kërkon këndelljen pas dy humbjeve
Futboll 14 o. më parë
Barcelona kërkon këndelljen pas dy humbjeve
Ndërsa golin e vetëm për Alavesin e realizoi Mariano Diaz.

Barça vazhdon të jetë lidere me 30 pikë. Alavesi ka 12 pikë në mesin e tabelës.