Barcelona arkëton edhe tri pikë

Barcelona ka rrëmbyer tre pikë të rëndësishme në udhëtim te Athletico Bilbao.

Katalanët kanë arritur që në ‘San Memes’ të mposhtin 0-2 Bilbaoan, në ndeshjen e xhiros së dhjetë të La Ligas.Messi pas një asistimi që mori nga Alba, arriti të dërgoi topin në rrjetë në minutën e 36’ për 0-1.

Në minutën e 91′, Barcelona shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Paulinhos.Kjo ishte fitorja e nëntë e Barcelonës këtë edicion pas dhjetë ndeshjeve, ku kryeson me 28 pikë, katër më shumë se Valencia dhe tetë më shumë se Real Madrid