Barcelona arrin fitore të vështirë

Barcelona vazhdon me serinë e fitoreve.

‘Blaugrana’ mposhtën 1:0 skuadrën e Girona.

Golin e vetëm në këtë takim e realizoi ylli i skuadrës, Pedri.

Spanjolli ishte hero i Barçës edhe në xhiron e kaluar, pasi mposhtën 1:0 Getafen falë golit të tij.

Pjesa e parë në këtë takim u mbyll pa gola.

Barcelona kishin iniciativën për të shënuar, por nuk u treguan të saktë.

Në anën tjetër Girona kërkonin të rrezikonin me kundërsulme, por nuk arritën të bëjnë asgjë.

Në minutën e 25’ Ousmane Dembele u detyrua të lë fushën, për shkak të lëndimit.

Francezi u zëvendësua nga magjiku, Pedri.

Pjesa e dytë nisi me sulme nga skuadra e Barcelonës.

Ata po kërkonin me ngulm golin e zhbllokimit të sfidës.

Atë e arritën në minutën e 61’. Pas një aksioni të mirë nga katalanasit, realizoi Pedri.

Më pas edhe Girona tentuan të shënojnë, por nuk arritën.

Me këtë fitore Barcelona qëndron në vendin e parë më 47 pikë, kurse Girona pozicionohen në vendin e 12 me gjithsej 21 pikë.