Barcelona barazon me Realin, mbetet e pamposhtur në La Ligë

Barcelona vazhdon të mbetët skuadra e vetme pa humbje në Evropë.

Katalonasit kanë barazuar 2-2 me Real Madridin në ndeshjen e xhiros së 36-të të La Ligas.

Golat për Barcën i shënuan Luis Suarez në minutën e 10-të dhe Messi në minutën e 52-të.

Ndërsa për Realin golat i shënuan Cristiano Ronaldo nëminutën e 14-të dhe Bale në minutën e 72-të.

Në pjesën e dytë Barca ishte me një lojtar më pak pas ndëshkimit me të kuq të Robertos.

Pas këtij barazimi, Barcelona është e para me 87 pikë ndërsa Real Madrid është e treta me 72 pikë.