Barcelona dhe Athletic Bilbao përballen në Kupën e Mbretit

Me fillim nga ora 21:30 do të luhet ndeshja finale e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao.

Bilbao është duke kaluar në një formë aspak të mirë, derisa Barcelona vjen në këtë ndeshje pas humbjes në El Clasico, transmeton lajmi.net.

‘Blaugranët’ nuk kanë fituar asnjë trofe për më shumë se 1 vit e gjysmë dhe nata e sotshme mund të jetë vendimtare edhe për yllin e skuadrës Lionel Messi.

Favorite absolute në këtë përballje është Barcelona, që kërkon të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Ronald Koeman, derisa janë në luftë edhe për La Ligën.

Bilbao në anën tjetër, pati mundësi që të fitojë këtë trofe para afërsisht një muaji kur u përballë me Real Sociedad, mirëpo nuk arritën një gjë të tillë.

Më poshtë mund t’i shihni edhe formacionet e mundshme:

Athletic Bilbao: Simon; De Marcos, Nunez, Martinez, Lekue; Berenguer, Vencedor, D Garcia, Muniain; R Garcia, Williams

Barcelona: Ter Stegen; De Jong, Pique, Lenglet; Dest, Busquets, Pedri, Alba; Griezmann, Messi, Dembele