Barcelona dhe Reali i Madridit përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Është hedhur shorti për çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Mbretit.

Gjysmëfinalja do të vëjë përballë klasikën Real Madrid-Barcelona, njofton Indeksonline.

Ndërkohë, në anën tjetër, në gjysmëfinale do të ndeshën Osasuna me Athletic Bilbaon.

Ekipet fituese të këtyre dy ndeshjeve do të përballën për kupen prestigjioze “Copa del Rey”.