Barcelona distancohet nga Firmino

Sulmuesi Roberto Firmino nuk do t’i bashkohet skuadrës së Barcelonës siç ishte raportuar më parë, pasi ekipi spanjoll ka hequr dorë nga transferimi i tij.

“Mundo Deportivo” ka njoftuar të martën se Barcelona nuk është e interesuar për brazilianin për shkak të kërkesave të larta për pagën e tij.

Firmino, i cili në verë do të largohet nga Liverpooli pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të sezonit, po shqyrton ofertat e skuadrave të tjera pas tërheqjes së Barcelonës.

Mësohet se në garë për Firminon kanë mbetur Atletico Madridi, Roma, Interi e Juventusi.

31-vjeçari këtë edicion ka 11 gola e 5 asistime në 33 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Hoffenheimi.