Barcelona e Reali, favoritë për ta fituar Ligën e Kampionëve

Ethet e Ligës së Kampionëve veçse kanë filluar.

Sot zyrtarisht bëhet hapja e sezonit të ri të garës më të madhe të futbollit në Evropë. E kaq herët kanë filluar edhe parashikimet se kush do t’i shkojë në krye kësaj sfide.

Në një sondazh të gazetës sportive “Marca”, dy gjigantët spanjollë, Barcelona e Real Madridi, janë favoritë për ta fituar titullin, me Barcelonën pak më të votuar, përkatësisht 35% me 32%, njofton Klan Kosova.

Pjesa tjetër e ekipeve janë shumë poshtë në krahasim me protagonistët e “El Clasicos”.

Vendin e tretë e ka zënë nikoqiri i sivjetëm i finales, Atletico Madrid.

Juventusi i Cristiano Ronaldos e Paris Saint-Germain gjenden në top pesëshen e favoritëve.

Votuesit e kanë zgjedhur Leo Messin për lojtarin më të mirë të sezonit të ardhshëm, të ndjekur nga francezi Kylian Mbappe.