Barcelona edhe matematikisht jashtë garës për titull, mposhtet nga Celta Vigo

Barcelona as këtë edicion nuk ka arritur ta fitojë trofeun e La Ligas.

Katalunasit me barazimin ndaj Celta Vigos, janë edhe matematikisht jashtë garës për titull, shkruan lajmi.net.

Barcelona edhe pse dominoi, në fund humbi me rezultat 1 – 2.

Ishte Lionel Messi që realizoi me kokë pas asistimit të Busquets (28′).

Ndërsa, Mina realizoi gol mjaftë të bukur duke e lënë të shtangur Ter Stegenin për të barazuar rezultatin (38′).

Gjërat u bën edhe me të vështira për Barcelonën, kur Clement Lenglet u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë (83′).

Celta Vigo vulosi fitoren përmes Minas (88′).

Kjo humbje bën që Barcelona të jetë jashtë garës për titull duke u renditur në pozitën e tretë me 75 pikë, derisa ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar.

Ndërkohë, Celta renditët në pozitën e tetë me 53 pikë.