Ballina Sport Futboll PSG interesohet për Nico Williamsin

PSG interesohet për Nico Williamsin

Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos.

Mediumet franceze kanë raportuar se Parisi ka identifikuar Williamsin si përforcim të duhur për sulmin pas lëndimit të Desire Doue e Kvicha Kvaratshkelia.

Të dy sulmuesit e lartë përmendur do të mungojnë për një kohë të gjatë kurse Parisi është gati ta paguajë klauzolën e lirimit për Williamsin në vlerë prej 90 milionë eurosh.

Williams 24-vjeçar ka kontratë deri në vitin 2034 me Bilbaon, ekip për të cilin në total ka 210 ndeshje ku ka shënuar 39 gola dhe ka bërë po aq asistime.

Në rast se nuk transferon Williamsin në janar, atëherë PSG do ta kthejë interesimin kah Antonio Nusa i Leipzigut dhe Estevao i Chelseat.