Barcelona hedh një hap drejt titullit, mposht Atletico Madridin

Barcelona ka shënuar fitore të vlefshme në luftën për titullin e kampionit të Spanjës në futboll, duke mposhtur para shikuesve të vetë skuadrën e Atletico Madridit me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 27 të La Liga. Golin e vetëm, por të vlefshëm për tri pikë të mëdha për katalunasit e shënoi Lionel Messi në minutën 26.

Ky ishte njëherësh goli i 24-të i futbollistit argjentinas për Barcelonën në këtë pjesë të sezonit, i cili edhe kryeson tabelën e golashënuesve më të mirë në La Liga.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona forcohet në vendin e parë në tabelë me 69 pikë, ndërsa Atletico Madrid mbetet e dyta me 61 ditë.