Barcelona, kampione e Superkupës së Spanjës

Ka përfunduar ‘El Clasico’ në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.

Barcelona shpallet kampione e Superkupës së Spanjës, pasi mposhti Real Madridin 3:1, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë takimit skuadër më e mirë ishin Barcelona, këtë e dëshmuan edhe me gola.

Ata krijuan mundësit e tyre me Robert Lewandowskin.

Ylli polak ishte i rrezikshëm në dy raste, por në vend ishte Thibaut Courtois.

Në anën tjetër për Realin raste të mira shënimi kishte ‘Topi i Artë’, Karim Benzema.

Francezi nuk u tregua i saktë, për të çuar topin në rrjet.

Në minutën e 33’ pas një gabimi nga madrilenët, shënuan Barcelona.

Ishte Gavi që goditi bukur dhe i dha epërsinë ekipit të tij.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë shënoi sërish Barça, me anë të Lewandowskit.

Kështu pjesa e parë u mbyll 2:0 në favor të katalansve.

Edhe pjesa e dytë u takoi atyre, si me lojë ashtu edhe me gola.

Në minutën e 69’ Pedri realizoi, pas asistimit nga Gavi.

Real Madridi nuk arriti të bëjë asgjë në këtë takim, përveç golit të vetëm nga Karim Benzema në minutat e fundit të lojës.