Barcelona “manita” Royal Antwerpit

Barcelona ka fituar me rezultat 5:0 ndaj Royal Antëerp në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Joao Felix (2), Lewandowski, Gavi dhe Bataille (autogol) realizuan në këtë takim.

Kjo është ndeshja e parë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Arbnor Muja ka startuar te kampioni belg, Antwerpi. Ai ka luajtur 82-të minuta.

Kjo një e arritur e madhe për futbollistin nga Mitrovica, që tashmë ka debutuar te Shqipëria.