Barcelona mbyll marrëveshjen me Leeds për Raphinha

Barcelona ka konfirmuar marrëveshjen për transferimin e Raphinha.

Skuadra katalane, Barcelona ka njoftuar përmes ‘Twitter’ për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Leeds United, përcjell lajmi.net.

Barca dhe Leeds janë pajtuar që anësori brazilian t’i bashkohet skuadrës nga ‘Camp Nou’.

Në njoftimin zyrtar të klubit nuk bëhet e ditur shumë e paguar për kartonin e tij.

Lojtari tashmë mbetet vetëm t’i finalizojë testet mjekësore te klubi.