Barcelona merr tri pikët nga Cadiz – shkëlqen Lewandowski

Barcelona ka marrë tri pikë në udhëtim nga Cadiz pas një ndeshje me shumë shanca të krijuara dhe lojë të mirë në mesfushë.
Edhe pse dominoi tërësisht ndeshjen, Barcelona nuk arriti të shënojë në pjesën e parë të ndeshjes.

Goli erdhi vetëm në minutën e 55′ nëpërmjet mesfushorit Frenkie De Jong që shfrytëzoi një huti në mbrojtjen e Cadiz pas shanseve të njëpasnjëshme të krijuara nga Barça.

Pjesa e dytë e ndeshjes vazhdoi njëjtë, ndërsa me t’u inkuadruar në lojë, sulmuesi polak, Robert Lewandowski vulosi formën e tij të mirë duke shënuar gol në minutën 65′ vetëm 8 minuta pasi hyri në fushën e blertë.

Por, ‘blaugranët’ nuk arritën te festonin këtë fitore në mënyrën e tyre pasi në minutën e 82′ ndeshja u ndërpre për shkak se një tifoz në tribunat e stadiumit u alivanos, duke rënë pa ndjenja në tokë.

Lojtarët në fushë dhe shikuesit në tribuna mbetën të shokuar, të gjithë me sytë kah tribuna mbrapa portës dhe me lutje që tifozi të jetë mirë, ndërsa pas rreth 20 minuta pritje, referi vendosi t’i dërgojë futbollistët jashtë fushës, derisa tribunat po zbrazeshin tërësisht.

Me të rifilluar ndeshja, ishte sërish Lewandowski por që kësaj radhe asistoi për të riun Ansu Fati i cili trefishoi epërsinë e Barcelonës ndaj Cadiz në minutën e 86′.

Barcelona nuk u ndal as në minutat shtesë, me saktësisht në 90+2′ ku Dembele arriti të shënojë një gol të bukur për t’i dhuruar ‘blaugranëve’ 3 pikë mëse të merituara me 4 gola të shënuara në udhëtim.

Me ketë fitore, Barcelona ngjitet në kreun e tabelës së La Liga me 13 pikë në 6 xhirot e para, 1 pikë me shumë sesa Real Madrid (12) dhe Villareal (10) që ende nuk kanë luajtur ndeshjet e xhiros së 6-të.