Barcelona mposht lehtësisht Getafen

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të madhe në javën e 26-të në La Liga, pasi mposhti 4-0 Getafen.

Klubi i Xavit e nisi mrekullisht ndeshjen, pasi në minutën e 20’të kaloi në epërsi me anë të Raphinha-s.

Edhe në pjesën e dytë ekipi vendas tregoi se është për t’i marrë tri pikët sonte.

Tri golat në 45-minutat e dyta i shënuan; Joao Felix, de Jong dhe Lopez.

Me këtë fitore, Barcelona futet në garë për titull dhe kalon në pozitën e parë me 57 pikë, pesë pikë më pak se lideri, Real Madrid