Barcelona mposht Mallorcan

Lamine Jamal ka qenë vendimtar në fitoren e Barcelonës përballë Mallorcas të premten mbrëma, në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas. Barcelona fitoi 1:0 dhe vazhdon garën për titull.

Te Mallorca në tërë ndeshjen luajti Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës.

Në minutën e 24-t, Ilkay Guendogan nuk e mposhti portierin e Mallorcas nga penalltia. Ndërkohë, në fundin e pjesës së parë, Muriqi pretendoi se është penguar në zonë dhe kërkonte penallti bashkë me lojtarët e tjerë të skuadrës. Situata u rishikua në VAR, por nuk u vendos për penallti.

Golin e fitores, Barça e shënoi në minutën e 73-të. Jamal bëri veprim të shkëlqyer në zonë dhe e plasoi bukur topin në rrjetë.

Muriqi e kompletoi ndeshjen te Mallorca që mbetet me 27 pikë në vendin e 15-të.

Barcelona në vendin e dytë ka 61 pikë, pesë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur.