Barcelona negocion me Busquets, Pique dhe Alban për reduktimin e pagave

Barcelona ende po përballet me vështirësi financiare.

Barcelona është ndër klubet që ka pësuar goditjen më të madhe ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Sipas “Mundodeportivo.com”, “Blaugranët” po negociojnë me disa lojtarë për t’ua ulur pagën shkaku i vështirësive financiare, transmeton lajmi.net.

Barça ende po përballet me probleme edhe pas largimit të Messit, ata ende duhet t’i balancojnë të hyrat në klub dhe për këtë arsye disa lojtarë duhet të bëhen “kurbanë” në aspektin financiar.

Lojtarët të cilët kanë pranuar të diskutojnë për ulje të pagës janë, Gerard Pique, Sergi Roberto, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Negociatat janë duke vazhduar dhe ende nuk dihet se cili do të jetë përfundimi