Barcelona nënshkruan kontratën 5 vjeçare me lojtarin e Ajaxit

Frenkie de Jong është zyrtarisht lojtari i Barcelonës.

22-vjeçari i cili renditet si një nga lojtarët më të mirë të sezonit të kaluar, ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare me skuadrën katalanase, shkruan opinion.al.

Pas vizitave mjekësore, De Jong do të zbres për herë të parë në “Camp Nou”. Holandezi, që i kushtoi plot 75 milionë euro arkave të Barcelonës për ta sjellë nga Ajaxi do të prezantohet përpara tifozëve dhe mediave në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme.

Mësohet se në Katalonjë, holandezi do të përfitojë rreth 16 milionë euro në sezon.