Barcelona optimiste për rikthimin e Messit

Te Barcelona tashmë të gjithë janë sy e vesh kah Messi, rikthimin e të cilit po e presin me padurim.

Joan Laporta raportohet se është në komunikim të vazhdueshëm, sidomos pas vendimit të “pleshtit” për të mos rinovuar me PSG-në, kontrata me të cilën përfundon në qershor të këtij viti, shkruan Indeksonline.

Ylli argjentinas i ka të gjitha dyert e hapura në Barcelonë, teksa Mundo Deportivo raporton se ai po flet rregullisht me teknikun e katalunasve dhe ish-bashkëlojtarin e tij, Xavin.

Barcelona është duke përgatitur për të një kontratë deri më 2025, ndërsa planifikon ta marrë atë si lojtar të lirë.

Madje, ekipi planifikon edhe të përfitojë të hyra të mëdha nga kampioni i Botërorit, duke llogaritur në shitjen e fanellave, biletave si dhe marketingut të madh që do i bënte Messi ekipit.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Barcelona mund të kryejë me sukses këtë hap të rëndësishëm, marrë parasysh telasheve financiare që ka pasur ekipi si dhe aprovimit të LaLigës për nënshkrim.