Barcelona shënon fitore ndaj Osasunës

Barcelona i është rikthyer fitoreve në La Liga.

Pas humbjes nga Villareali, skuadra katalanase ka shënuar fitore si nikoqire e Osasunës, me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar futbollisti brazilian, Vitor Roque në minutën e 63-të.

Barcelona aktualisht renditet në vendin e tretë në tabelë me 47 pikë, shtatë më pak se Real Madridi dhe tetë më pak se Girona që është lidere.

Në anën tjetër, Osasuna renditet në vendin e 12-të, me 26 pikë të grumbulluara.