Barcelona shpërblen Umtitin

Barcelona nuk dëshiron të lejojë largimin e tij dhe ka përgatitur kontratë të re për qëndrimin e tij në Camp Nou.

Barcelona ka vendosur t’i ofrojë kontratë të re mbrojtësit Samuel Umtiti.

Tabloidi britanik “Daily Mail” raporton se klubi katalan është i gatshëm të sigurojë të ardhmen e reprezentuesit francez në Camp Nou.

Umtiti ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Barcelona, përcjell “lajmi.net”.

Kjo ka bërë që ai të zgjojë interesim nga Manchester City i Pep Guardiolës.

Por, Barcelona nuk dëshiron të lejojë largimin e tij dhe ka përgatitur kontratë të re për qëndrimin e tij në Camp Nou.