Barcelona vazhdon me fitore

Barcelona ka shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e xhiros së 18-të të La Ligas.

Skuadra katalonase mposhti Levanten me rezultat 3-0.

Golat për Barcën i shënuan Messi në minutën e 12-të, Luis Suarez në minutën e 38-të dhe Paulinho në minutat shtesë të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona është e para me 48 pikë, nëntë më shumë se ndjekësi, Atletico Madrid.