Barcelonë, protestuesit përleshen me policinë për politikanët e burgosur

Mijëra po protestojnë në Barcelonë kundër gjyqit të 12 ish-udhëheqësve separatistë që në vitin 2017 drejtuan përpjekjet për pavarësi. Protesta u thirr nga një sindikatë e vogël e punëtorëve që mbështesin pavarësinë dhe politikanët e burgosur.

Të enjten protestuesit u përleshën me policinë në qendër të Barcelonës, ndërsa bllokuan shkurtimit dhe rrugët kryesore. Gjithashtu protestuesit iu vunë flakën gomave, në përpjekjet për të bllokuar disa prej rrugëve hyrëse të rajonit.

Të pandehurit akuzohen për rebelim, separatizëm dhe keqpërdorim të fondeve publike. Nëse gjenden fajtorë, ata mund të dënohen deri në 25 vjet burg.

Përkrahësit e pavarësisë thonë se të pandehurit janë të burgosur politikë, ndërsa qeveria spanjolle argumenton se ish-udhëheqësit e rajonit kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, që ndalon rajonet e Spanjës të shpallin pavarësinë në mënyrë të njëanshme.