Atletiko Madrid është finalistja e parë e Kupës së Spanjës për sezonin 2025/26.
Barcelona arriti të fitojë ndeshjen e dytë gjysmëfinale, me rezultat 3-0, por që ishte e pamjaftueshme për të përmbysur humbjen 4-0 nga ndeshja e parë, shkruan IndeksOnline.
Marc Bernal ndezi shpresën e Barcelonës për të përmbysur rezultatin, me golin e shënuar në minutën e 29-të.
Raphinha dyfishoi rezultatin, pasi u tregua i sakt nga penalltia në minutën 45+5.
Marc Bernal doli edhe njëherë në skenë, duke shënuar golin e tretë dhe të dytin personal, në minutën e 72-të.
Në vazhdim Barcelona tentoi të shënoj edhe golin e katërt, i cili do ta dergonte ndeshjen në vazhdime, por nuk kishte sukses,
Në finale, Atletiko Madrid e pret fituesin e ndeshjes Atletiko Bilbao – Sociedad, me këta të fundit që fituan përballjen e parë, me rezultat 1-0.








