Bashkimi Europian thotë se etiketat blu të verifikimit të X mashtrojnë përdoruesit

Pas një hetimi ndaj platformës, BE-ja arriti në përfundimin se këto etiketa mashtrojnë përdoruesit dhe janë kundër praktikave të industrisë.

Bashkimi Europian paralajmëroi X se sistemi i verifikimit me etiketa blu shkel rregulloren DSA të unionit.

Pas një hetimi ndaj platformës, BE-ja arriti në përfundimin se këto etiketa mashtrojnë përdoruesit dhe janë kundër praktikave të industrisë.

Gjithashtu u gjet se X nuk përmbush obligimet e transparencës lidhur me reklamimin dhe ofrimin e të dhënave publike për kërkuesit.

Është hera e parë që kompania formalisht është akuzuar për shkeljen e rregullores së DSA ndërsa tani ka mundësinë për tu mbrojtur.

Në njoftimin e saj për shtyp, BE-ja thotë se ndryshimet e bëra në sistemin e çeqeve blu të X – i cili lejon çdo përdorues të paguajë për t’u “verifikuar” – i pengojnë përdoruesit të përcaktojnë vërtetësinë e llogarive të tjera me të cilat ndërveprojnë.

Nëse X dështon të adresojë shqetësimet e BE-së, mund të përballet me gjobë që kap vlerën e 6 përqind të të ardhurave vjetore globale të kompanisë.