Bayern Munich përfundimisht nuk do të marrë pjesë në Superligë

Klubi i Bayern Munich ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në Superligën Evropiane, të themeluar nga 12 klube.

Kryetari i bordit Karl-Heinz Rummenigge konfirmon: “Në emër të bordit mund të them që FC Bayern nuk merr pjesë në Superligë”, transmeton lajmi.net.

Ata tutje janë shprehur se FC Bayern është më solidaritet të plotë me Bundesligën. “Ishte dhe është gjithmonë një kënaqësi e madhe për ne që kemi mundësi të luajmë si përfaqësuesja gjermane në Ligën e Kampionëve”, është thënë mes tjerash në komunikatë.

“Për FC Bayern, Liga e Kampionëve është gara më e mirë për klube në botë”, ka përfunduar Karl Keinz Rummenigge.

Superliga është themeluar nga 12 klube të pasura të Evropës nga top 5 ligat evropiane dhe kanë qëllim të luajnë këtë garë në gusht./