Bayern Munichu fiton me vështirësi ndaj Augsburgut

Bayern Munichu ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Augsburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Bundesliga.

Bavarezët kanë vazhduar serinë pozitive të fitoreve dhe janë ofruar edhe më shumë te titulli kampion.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, por përkundër disa rasteve, nuk arritën ta gjejnë golin.

Në pjesën e dytë, Bayerni rriti dominimin dhe rastet, teksa arriti ta shenojë edhe një gol, i cili doli të ishte i fitores.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi në minutën e 82-të dhe ishte Robert Lewandowski, i cili shënoi nga penalltia për epërsinë 1-0.

Deri në fund, pati edhe disa raste shënimi, por portat mbeten të paprekura dhe Bayerni u mjaftua me një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 69 pikë, ndërsa Augsburg zë vendin e 14-të me 32 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët luajnë në udhëtim te Armenia Bielefeld, ndërsa Augsburgu e pret Hertha Berlinin.